Një aksident është regjistruar në lagjen nr.7, të qytetit të Korçës.

Policia informon se motoçikleta  tip "Dayang", me drejtues shtetasin K.N, rreth 49 vjeç ka aksidentuar shtetasen N.L, rreth 76 vjeçe, banuese në Korçë.

E plagosura raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Sipas dëshmitarëve në momentin e ngjarjes drejtuesi i motorit ka manovruar për të shmangur përplasjen me të moshuarën, por nuk ka mundur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

/Ora News.tv/