Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur Qafë-Kashari.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë është dëmtuar fizikisht T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

(foto ilustruese)

/Ora News.tv/