Aksident në Patos, lëndohen 3 gra dhe një fëmijë

Aksident në Patos, lëndohen 3 gra dhe një fëmijë

Tre gra dhe një fëmijë 2 vjeç kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në qytetin e Patosit, pranë stadiumit “Alush Noga”.

Sipas informacioneve një automjet tip Mercedes Benz i cili drejtohej nga një grua, dhe kishte si pasagjere dy gra të tjera dhe një fëmijë 2 vjeç, për të shmangur përplasjen me një makinë tip Seat, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parkim aty pranë, ndërsa automjeti tip Seat është përplasur me murin rrethues të stadiumit.

Si pasojë e aksidentit kanë pësuar tronditje dhe lëndime te lehta tre gratë dhe fëmija dy vjeç që udhëtonte me to.

Kanë qenë tifozët, të cilët ishin duke ndjekur ndeshjen Albpetrol- Memaliaj, që kanë dalë nga stadiumi për tu dhënë ndihmë e parë të lënduarve.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

EMISIONET