Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Përrenjas- Librazhd.

Një qytetar ka dërguar videot e aksidentit në redaksinë e Ora News, ku shihen dy makina të dëmtuara në rrugë si pasojë e përplasjes.

Dëshmitari thotë se 4 makina janë përfshirë në aksident.

Ngjarja ka shkaktuar trafik në rrugë. 

Dëshmitari që ka dërguar videon pretendon se policia nuk ishte e pranishme në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga aksidenti.

/Ora News.tv/