Aksident në kryqëzimin e Kryebushatit, plagoset drejtuesi i motorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2019, 14:38
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Kryebushat.
Siç shihet dhe nga pamjet në video, një automjet është përplasur te kryqëzimi me një motor.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.