Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të qytetit të Shëngjinit në Lezhë pasditen e kësaj të shtune.

Tre automjete mësohet se janë përplasur mes tyre. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona.

Policia e mbërritur në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/Ora News.tv/