Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset këmbësori

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset

Një këmbësor është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Tiranës - Durrës.

"Mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit", sqaron policia.

Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET