Një aksident automobilistike u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (1 korrik) në aksin Pogradec-Qafë Pllocë.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën ku njëra prej tyre përfundoi në kanal.

Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia shkoi në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

/Ora News.tv/