Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Korçë-Pogradec, një i plagosur rëndë

Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin

Tre persona mbetën të plagosur, një nga të cilët në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur reth orës 11:30 në fshatin Pirg, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.

Policia thotë se në gjendje të rëndë është drejtuesi i një prej makinave.

Dy nga të plagosurit raportohet se janë transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar se njëri prej mjeteve i preu rrugën tjetrit duke shkaktuar përplasjen.

Blutë e Korçës thonë se po punojnë për sqarimin e  shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET