Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset rëndë në kokë dhe trup një person

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se si pasojë e daljes nga rruga të një makine është plagosur rëndë Silvjano Gjoza nga Bilishti, 31 vjeç, ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur shtetasi Arjan Latifi, 41-vjeç.

I plagosuri i cili tashmë është transportuar në spital, ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.

Policiaka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

EMISIONET