Aksident me vdekje në Tiranë, i riu përplas me makinë këmbësorin

Aksident me vdekje në Tiranë, i riu përplas me makinë

Një 52 vjeçar humbi jetën mbrëmjes e sotme teksa u përplas nga një automjet. Aksidenti  u regjistrua rreth orës 20:55  tek vendi i quajtur "Kthesa e Arbanës".

"Në vendin e quajtur "Kthesa e Arbanës", mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues shtetasin Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer shtetasin A.H., ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar një këmbësor A.M., 52 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori A.M". 

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur dhe shoferi i mjetit së bashku me pasagjerin, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

EMISIONET