Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme pranë fshatit Nikël në Fushë Krujë.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen 58 vjeçari Gëzim Kaziu, banues në fshatin Tapizë të Krujës.

Ai po ecte në për të shkuar në shtëpi, kur u përplas për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17.40 minuta në aksin nacional Fushë Krujë Tiranë.

Goditja ka qene e fortë dhe 58 vjeçari ka vdekur në vend.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin fatale.

Po punohet për sqarimin e plotë të aksidentit.

nformacion paraprak

Më datë 14. 12. 2018, në autostradën Fushë Krujë – Tiranë, në Tapizë, mjeti tip BMW, me drejtues shtetasin A. I., ka aksidentuar me pasojë  vdekje shtetasin G. K., 58 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë dhe po pyetet në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/