Ka ndërruar jetë i riu i cili u aksidentua pasditen e së dielës me motor në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas.

Sipas policisë 29-vjeçari E. Barushi nuk mundi t'i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në spitalin Ushtarak në Tiranë.

"Më datë 20.05.2018, rreth orës 17:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas, duke drejtuar një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar shtetasi E. B. 29 vjeç,  banues në Fushë- Krujë, i cili ka ndërruar jetë në orën 21:30 në Spitalin Ushtarak Tiranë", sqaroi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve  të aksidentit.


/Ora News.tv/