Aksident i rëndë në Itali, vdes shoferi shqiptar i kamionit

Aksident i rëndë në Itali, vdes shoferi shqiptar i kamionit

Një shofer kamioni me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 48-vjeçar me banim në Gjermani, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti. 

Aksidenti ndodhi në autostradën A22 në Brennero të Trentos, shkruan “La Voce del Nord”.

Dy ambulanca dhe një helikopter mbërriten në vendin e ngjarjes, ndërsa  për disa orë u bllokua pjesa e autostradës në të cilën u aksidentua shoferi shqiptar.

EMISIONET