Aksident i rëndë në Itali, vdes 25-vjeçari shqiptar, shpëtojnë gruaja dhë fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bellunese në Itali. 

Si pasojë ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar shqiptar i quajtur, Endri Zaimi.  

Makina e tij Volvo është përplasur me një kamion në Ponte nelle Alpi.

Kamionisti ishte duke u kthyer nga puna, ndërkohë 25-vjeçari shqiptar ka qenë në makinë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët.

Zjarrfikësit kanë mundur t’i nxjerrin të aksidentuarit duke prerë pjesë nga makina e shkatërruar , por 25-vjeçari kishte vdekur në vend.

Ndërsa, gruaja dhe fëmijët e 25-vjeçarit janë transportuar menjëherë në spital.

Ndërkohë, kamionisti nuk është lënduar nga aksidenti.

Autoritetet italiane po mundohen të rikrijojnë dinamikën e aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet. 

EMISIONET