Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, 4 persona të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bilishtit.

"Më datë 16.07.2019, në aksin rrugor Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një mjet tip furgon me drejtues shtetasin L.M, 37 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin P.D, 54 vjeç banues në Bilisht.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip "Benz", të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën"
, sqaron policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.







EMISIONET