Aksident fatal gjatë testimit të makinave me vetëdrejtim

Aksident fatal gjatë testimit të makinave me vetëdrejtim

Kompania Uber thotë se do të pezullojë testet e makinave me vetëdrejtim në të gjithë Amerikën e Veriut pas një aksidenti fatal.

Një 49 vjeçare u godit nga një makinë dhe më pas vdiq ndërkohë që kalonte rrugën në Tempe, Arizona.

Ndërkohë që makinat me vetëdrejtim janë përfshirë në shumë aksidente, kjo është hera e parë që një makinë pa shofer përfshihet në një aksident fatal.

Drejtori i firmës Uber Dara  Khosrowshahi tha se “vdekja ishte një lajm tmerrësisht i trishtueshëm”. Policia deklaroi se aksidenti ndodhi të djelën mbrëma ndërkohë që makina po drejtohej nga timoni kompjuterik. Një monitor gjendej prapa timonit.

Sipas policisë, gruaja, Elene Herzberg nuk po ecte në vijat e bardha. Ajo u dërgua në spitalin lokal ku edhe vdiq.

Administrata Amerikane e Sigurisë në Trafik dhe Bordi i Transportit të Sigurt Kombëtar thanë se do të dërgojnë ekipe në Tempe, vendin ku ndodhi aksidenti fatal.

Kompani të tilla si:  Ford, General Motors, Tesla dhe Waymo po investojnë shumë për të nxjerrë në treg makinat me vetëdrejtim, të cilat shpesh janë cilësuar si e ardhmja e industrisë dhe madje shihen si një mënyrë e mirë për të shmangur aksidentet rrugore.

EMISIONET