AIK konfirmon akordin, Partizani mbush arkat me Asanin

Transferimi i Jasir Asanit te gjiganti suedez, AIK Stokholm është konfirmuar edhe nga këto të fundit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në "Facebook", AIK ka pohuar se ka arritur marrëveshjen për transferimin e 24-vjeçarit në formulën e huazimit për gjashtë muaj, me të drejtë blerje në qershorin e vitit 2020. Shifrat e marrëveshjes mbeten ende sekret nga palët.

"Mirësevini te AIK, Jasir Asani! AIK Fotboll ka arritur marrëveshjen me klubin shqiptar, FK Partizani dhe sulmuesin 24-vjeçarin, Jasir Asani për një marrëveshje huazimi që është i vlefshëm nga janari deri në fund të qershorit 2020. Ekziston edhe një mundësi blerjeje nga AIK," thuhet në njoftimin e AIK.

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut ishte pjesë e rëndësishme e Partizanit në sezonin e shkuar, ku të kuqtë fituan titullin e 16-të në histori. Megjithatë, nën drejtimin e ish trajnerit të të kuqve, Franco Lerda, Asani doli jashtë planeve të tij, duke detyruar drejtuesit që ta largojnë dhe të mbushin arkat.

EMISIONET