"Ai mund të luajë me Ronaldon" Zidane lë të kuptohet transferimin e Neymar tek Real

"Ai mund të luajë me Ronaldon" Zidane lë të

Thashethemet për largimin e yllit brazilian, Neymar, nga Paris Saint-Germain janë ringjallur sërish, me destinacionin e mundshëm "Santiago Bernabeu".

Zinedine Zidane nuk ka dyshim se Neymar dhe Cristiano Ronaldo do të mund të luanin së bashku në të njëjtën skuadër por refuzon të thotë nëse Real Madrid do të bëjë një ofertë për sulmuesin e PSG-së.

Neymar e la Barcelonën për Paris Saint-Germain për një shumë rekord prej 222 milionë euro gushtin e kaluar.

Një burim i gazetës katalunase "Mundo Deportivo" të enjten deklaroi se Neymar i kishte thënë shokëve të PSG-së se ai kishte ndërmend të largohet në fund të sezonit, por Zidane nuk i shtoi më tepër spekulimet gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes të së shtunës kundër Celta Vigos.

"Për momentin, gjithçka që mund të them është se unë jam i shqetësuar për atë që po vjen. Pas finales ndaj Liverpool, unë do të flas me klubin për vitin e ardhshëm dhe për ndryshimet që do të bëhen, por nuk mund të flasë për dicka të tillë (i referohet Neymar) për momentin", u shpreh Zidane.

Por pyetjes se a do të prishej harmonia në ekip, sidomos me Ronaldon, nëse Neymar do të zbarkonte në Madrid, Zidane iu përgjigj kështu:

"Një lojtarë i mirë është gjithmonë i pajtueshëm. Më kujtohet që një vit thanë se unë nuk mund të luaja dot me Djorkaeff. Ne fituam Kupën e Botës së bashku. Kështu që lojtarët e mirë gjithmonë mund të luajnë sëbashku. Në fushën e lojës ekziston një kimi."

"Nuk e di nëse po negociojmë për Neymar. Ajo që na shqetëson është se cfarë po ndodh për momentin. Unë nuk e kam pyetur personalisht Neymar sepse nuk jam përfshirë në këto gjëra. Duhet të përfundojmë sezonin njëherë, pastaj do mendojmë për të tjerat," shtoi tekniku i madrilenëve.

EMISIONET