Ahmataj tregohet i sinqertë: Ndaj Tiranës kaluam në "aventurë", mund ta kishim pësuar

Ahmataj tregohet i sinqertë: Ndaj Tiranës kaluam në

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj është shprehur i bindur se skuadra e drejtuar prej tij ka shumë për të dhënë në këtë kampionat. Sa i përket barazimit me Tiranën, Ahmataj deklaroi se përgjegjës për këtë rezultat është vetëm ai. Madje, kjo këmbëngulje e futbollistëve të tij mund t'i kishte kushtuar shtrenjtë.

"Padiskutim që përgjegjësinë për mënyrën e të luajtur e marr unë gjithmonë. Sepse ndoshta kërkova më shumë se ç'duhej. Ata u munduan ta kërkonin gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo besoj se na vuri në vështirësi, pasi prishëm pak ekuilibrat brenda skuadrës dhe morën disa trazicione që nuk duhet t'i merrnim. Jam unë përgjegjësi, pasi kërkova më shumë se ç'duhet. Ma kishte imponuar skuadra me lojërat e saj dhe me mënyrën e stërvitjes dhe unë besova te 3 pikëshi." 

"Por më ka dhënë besim se ne mund të bëjmë akoma më mirë, sidomos në fazën ofensive. Kemi rrjedhshmëri loje dhe shumë alternativa për të sulmuar me shumë forca. Kjo bëri që të guxoj më shumë. Në momente të caktuara ndeshja na u përgjigj, por në disa momente kishim disa trazicione që duhen rregulluar në të ardhmen.U vumë në vështirësi dhe mund të pësonim edhe gola, sidomos ndaj një skuadre cilësore si Tirana." -deklaroi Ahmataj në konferencën për shtyp.

EMISIONET