Agjenti i njohur nuk fshihet: Ronaldo meriton "Topin e Artë"

Agjenti i njohur nuk fshihet: Ronaldo meriton "Topin e Artë"

Shumë muaj pas transferimit bombastik të Cristiano Ronaldos te Juventusi, agjenti i portugezit ka folur për herë të parë rreth kësaj çështjeje. I ftuar në një event në Lisbonë, agjenti Jorge Mendes është shprehur se transferimi i Ronaldos në Torino e ka përmirësuar shumë Juventusin, ndërsa shpreson se ai të fitojë "Topin e Artë" këtë vit.

"Unë mendoj se Ronaldo do të fitojë Topin e Artë këtë vit. Ai është duke bërë mirë. Ai është më i miri i këtij brezi dhe në historinë e futbollit. Sipas mendimit tim, mjafton të shohim se çfarë kanë qenë Real Madridi dhe çfarë janë tani, pa Cristiano. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Juventusin, i cili është përmirësuar shumë."-deklaroi Mendes.

Cristiano Ronaldo u transferua në Torino në merkaton e verës që lamë pas, për një shifër rekord, që kap vlerën e 112 milion eurove.

EMISIONET