Agjenti i Hamsik konfirmon: Qëndrojmë te Napoli, Aktivizimi? Nuk vendos unë

Agjenti i Hamsik konfirmon: Qëndrojmë te Napoli, Aktivizimi? Nuk

Me ofertat faraonike që vërshojnë çdo ditë e më tepër dhe jashtë planeve të teknikut Carlo Ancelottit, mesfushori i Napolit, Marek Hamsik po mendon seriozisht largimin nga "San Paolo".

Sipas "Tuttosport" sllovaku mund të transferohet në Kinë gjatë merkatos së janarit, një fakt që është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga agjenti i Hamsik.

"Ne kemi lexuar gazetat, por nuk e kuptoj nga ka ardhur ky informacion. Është një situatë mjaft e pazakontë që askush nuk na pëlqen, por jeta vazhdon. Marek është klienti ynë dhe gjithmonë duhet të jetë në fushë për cilësinë e tij dhe rotacioni mund të ndodhë pas kësaj, por kjo është se si gjërat janë në këtë moment.

"Nuk i kuptoj polemikat dhe flasim për largimin e tij. Ai gjithmonë ka treguar besnikëri ndaj klubit. Gjithçka duket e ekzagjeruar, askush nuk ka folur me askënd kështu që nuk ka arsye për këto raporte. Nuk do të them asgjë për mënyrën se si po përdoret, sepse është trajneri që vendos. Ne nuk do të krijojmë asnjë polemikë, ne duhet të presim. Për cilësitë e tij dhe atë që ai përfaqëson, unë them se ai duhet të jetë në fushë. Unë nuk jam trajneri, vendimet merren nga të tjerët.
"-deklaroi agjenti i Hamsik për "CalcioNapoli24".

Sllovaku ka mbetur jashtë projektit të Carlo Ancelottit, me këtë të fundit që e ka lejuar Hamsik ta mbyll ndeshjen vetëm një herë gjatë 4 javëve të para të Seria A. Gjatë merkatos së verës, Hamsik u kërkua nga klubet kineze, por që në fund asgjë nuk u konkretizua.

EMISIONET