Duket se gjërat po ndryshojnë te Tirana, ku ka nisur një erë e re.

Strategjia është që të mos firmos asnjë i huaj pa u parë imtësisht nga stafi teknik i bardhebluve. Deri më tani klubi ka provuar disa lojtarë, por ende drejtuesve nuk i është mbushur mendja për potencialin që mund të japin në fushën e blertë.

Prova e çdo të huaji ka qënë një vendim i ndërmarrë nga stafi i bardhebluve, në mënyrë që të vendoset një filtër që afrimet në masë të veçohen me afrime cilësore. Deri më tani bardheblutë nuk kanë afruar asnjë futbollist, ndërkohë vetë trajneri Ardian Mema në daljet e tij publike ka pranuar se ekipi ka nevojë për përforcime, por ato duhet të jenë kualititive.

Megjithatë, Tirana pret që të ketë përforcime të reja në këtë merkato. Një ose dy afrime të reja do të sillnin oksigjen në kampin e 24 herë kampionëve të vendit, që këtë sezon po vuajnë tepër, duke qënë edhe në ujëra të turbullta në fundin e klasifikimit.

/Ora News.tv/