Aflatoksina tek qumështi, ekspertja: Të merren masa urgjente

Aflatoksina tek qumështi, ekspertja: Të merren masa urgjente

Ekspertja për bujqësinë, Esmeralda Ballesha e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, thotë se institucionet shtetërore duhet të marrin masa për sa i përket nivelit të aflatoksinës tek qumështit.

Ballesha: Ditën e nesërme shumë mirë mund të falimentojnë të gjithë kompanitë e qumështit sepse jam shumë e sigurt që po të merren monstrat e çdo lloj qumështi mund të ketë nivele aflatokstine. Po të them që është në limite maksimale, pra situata nuk është në alert. Në alert duhet të jenë institucionet  shtetërore. Dhe meqenëse legjislacioni do të jetë 0.05% duhet të respektohet kjo normë. Nuk jam as pro bizneseve. Duhet të merren masa urgjente. Ato kafshë që kanë konsumuar atë bar ose misër duhet ta ndërpresin në mënyrë emergjente. Aflatoksina ndikon edhe tek sistemi imunit


EMISIONET