Abuzimet me pronat, KLSH çon në prokurori 4 zyrtarë

Abuzimet me pronat, KLSH çon në prokurori 4 zyrtarë

Një ish-regjistrues dhe tre specialistë të zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec janë kallëzuar penalisht në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Personat e kallëzuar janë shtetasit me iniciale M.SH, me detyrë ish-Regjistrues, A.T, me detyrë Specialist Hartograf, E.P, me detyrë Specialist Hartograf, S.A, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas KLSH-së, këta zyrtarë kanë kryer regjistrimin e pasurive me AMT pa dokumentacionin e duhur ligjor për një sipërfaqe prej 22000m2, me dokumente të parregullta duke kthyer nga tokë truall e tokë pa fryt në tokë arë.

Ata nuk kanë zbatuar kriteret e duhura ligjore për pagesa për detyrime ndaj shtetit me dëm ekonomik në vlerën 52.2 milion lekë, kanë regjistruar objekte me leje legalizimi afër liqenit  dhe mbi truall në pronësi të kulteve fetare.

Gjithashtu, zyrtarët vendorë kanë regjistruar objekte të legalizuara në kushtet e konfliktit të interesit dhe falsifikimit me qëllim tjetërsimin e pronës së shtetit.

Gjatë kontrollit për periudhën 01.06.2015 deri në 01.07.2018, u konstatuan gjendje 942 aplikimeve praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, duke krijuar mpakte sociale negative etj.

EMISIONET