Së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit pas dështimit të takimit të 27 qershorit. Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti deklaroi se është në interes të Kosovës përmbyllja e këtij procesi dhe se tashmë kanë nisur përgatitjet prë samitin e Parisit.

“Për dialogun, pavarësisht ndryshimeve mbesim të përkushtuar për dialogun sepse dialogu nuk ka alternativë. Këtë e kemi treguar në Bruksel. Është në interesin tonë që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë. Për shkak të zhvillimeve që ndodhen ne kemi shtyrë vizitën në Uashington. Pata komunikim intensiv me ambasadorin Grenell dhe jemi dakorduar për ta shtyrë për një datë tjetër që do të ndodhë së shpejti. Axhenda e takimit mbetet e njëjtë. Të japë shtysë, mbështetje të procesit të dialogut përmes axhendës së zhvillimit ekonomik që ndryshon komplet gjendjen ekonomike në dy vende  dhe komplet në rajon."

Samiti i Parisit

Kryeministri deklaroi  se së shpejti do të bëhet publike dhe axhenda

"Kemi deklaruar se jemi të gatshëm. Jemi të nderuar që kemi një fokus kaq të madh të presidentit Macron dhe kancelares Merkel.shumë shpejt axhenda për këtë samit do të jetë publike."

Një takim i dytë në Uashington?

"Nuk është caktuar ende se ku do të mbahet një takim i dytë, pas anulimit në Shtëpinë e Bardhë. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje nëse ky takim do mbahet në Prishtinë, Hoti u përgjigj "Nuk e di a do të jetë në Prishtinë. Dakordimi që kemi është që takimi do të mbahet së shpejti dhe do të jetë kryeministri i Kosovës dhe delegacioni serb."

Hoti nenvisoi se koordinim të ngushtë ndërmjet Uashingtonit dhe qendrave evropiane.

“Sa i përket vizave është me interes që ka një mirëkuptim nga ana e komisionit dhe parlamentit se ne i kemi plotësuar kushtet. Janë tri vende që janë më skeptike por ne do të punojmë me to. Unë nuk do të jap datë për vizat sepse kjo nuk varet prej nesh. Në publik duken si takime te ndara. Nuk janë të ndara. Ka koordinim të ngushtë dhe të plotë ndërmjet Uashingtonit dhe qendrave evropiane. Nuk bisedojmë për integritetin territorial dhe sistemin unitar”

/Ora News.tv/