Abazi si Meta: Naive të mendosh se jemi imunë ndaj ndikimit ruso-sllav, fatkeqësi që kanë bashkëpunëtorë mes nesh

Abazi si Meta: Naive të mendosh se jemi imunë ndaj ndikimit

Pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta bëri një akuzë të fortë duke deklaruar se  mungesa e qetësisë politike në Shqipëri dhe Kosovë vjen si pasojë ndikimit të lobit serb në Uashington, madje duke e akuzuar edhe Ramën si të përfshirë.

Numri dy i qeverisë ende në detyrë të Kosovës, Haki Abazi, thotë për Rtv Ora se do të ishte naïve të mendosh se jemi imunë ndaj ndikimit ruso-sllav.

Por fatkeqësia, thotë Abazi,  është se ata gjejnë partnerë brenda shoqërive tona.

Abazi: Pavarësisht deklaratës së presidentit Meta, do ta quaja naive të mendojmë se jemi imun ndaj ndikimit ruso-sllav.Të gjitha të këqiat në shekuj, tkurrjet territoriale, copëtimi në pesë vende të ndryshme të Ballkanit për të mos dominuar si faktor politik dhe ekonomik vinë ideja dhe qëllimi që Serbia të jetë dominanca dhe shteti kryesor i Ballkanit Perëndimor.Ndikimi rus dhe serb në jostabilitetin edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë është i qartë dhe i dukshëm. 

Fatkeqësia është se ata gjejnë partnerë brenda shoqërive tona që të lancojnë projekte që nuk do të duhet të vinin në shekullin XXI.Do të duhej të kemi konsolidim dhe pajtueshmëri ndaj faktorit shqiptar në Ballkan që të bëhemi treg i fuqishëm dhe i zhvilluar dhe të mbrojmë interesat e vendeve tona drejt integrimeve euroatlantike. Kjo bëhet se të gjitha diskutimet dhe dialogjet që janë zhvilluar në të kaluarën mes Vuçiç dhe Thaçi mbeten një sekret i plotë.

EMISIONET