Abazaj ndërron ajër, ndjek gjurmët e Grezdës

Abazaj ndërron ajër, ndjek gjurmët e Grezdës

Kristal Abazaj shton koloninë shqiptare në kampionatin kroat.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka lënë pas eksperiencën te Anderlecht, teksa ka firmosur te Osijek. Bëhet fjalë për një huazim me mundësi blerjeje.

Mungesa e minutave në këmbë dhe raportet aspak të mira me stafin teknik të skuadrës detyruar Abazaj që të pranonte ofertën, çka do i sillte atij mundësi për minuta më të shumta në këmbë.

Kujtojmë  që në kampionatin kroat aktivizohen edhe të tjerë futbollist të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin, Ardian Ismajli, Francesco Tahiraj dhe Herdi Prenga. Ndërkohë te Osijek është aktivizuar edhe ylli tjetër i kombëtares kuqezi, Eros Grezda. 

EMISIONET