Kërcënimet e inspektorëve të UEFA, reagon Skënderbeu: Personat, jo të lidhur me klubin

Akuza dhe kundërakuza. 

Mes UEFA-s dhe Skënderbeut duket se është hapur një "luftë e ftohtë."

Siç raportojnë mediat pranë UEFA, klubi shqiptar i Skënderbeut është vënë në shenjestrën e një skandali trukimesh dhe nëse këto vërtetohen, klubi korçar rrëzikon të dënohet me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet europiane. Por ditën e sotme, një lajm tjetër po aq "bombastik" u përhap me shpejtësi.

Inspektor të UEFA-s kanë marrë mesazhe kërcënuese nga klubi korçar, një lajm që është përgenjështruar nga Skënderbeu, që në një reagim zyrtar ka mohuar kategorikisht akuzat se personat që kanë kërcënuar kanë lidhje me klubin.

- REAGIM ZYRTAR -

Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nësë ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shperndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij.

Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu


EMISIONET