Presidenti Ilir Meta paraqet hapat e grushtit të shtetit. Kreu i shtetit: Rama përdori 8 hapa për t'ja arritur qëllimit.

Hapi i parë 

Vjedhja e zgjedhjeve të 2017-ës, fakti vjen përmes dosjeve 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut.

Hapi i dytë 

Kapja e Prokurorisë përmes 69 votave nga 84 që përcaktonte Kushtetuta, bashkë me të edhe hetimin për të siguruar pandëshkueshmërinë totale të tyre.

 Hapi i tretë 

Provokuan braktisjen e Parlamentit nga opozita dhe nxituan në mënyrë antikushtetuese për zëvendësimin e tyre. Sot Kuvendi antikushtetues me 122 deputetë nga 140 që duhet.

Hapi i katërt

Përmes Parlamentit monist miratuan Rezolutë kundër dekreteve të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 30 qershorit. Organizuan zgjedhje të paligjshme njëpartiake, kapën 100% pushtetin lokal dhe 61 Bashkitë.

Hapi i pestë 

Miratuan KÇK për të asgjësuar totalisht drejtësinë e për ta futur plotësisht në thundrën e qeverisë

Hapi i gjashtë

Për të kapur përfundimisht median dhe AMA-n, miratuan ligjin e ashtuquajtur “Anti-shpifje”, megjithëse Këshilli i Europës ishte totalisht kundër, aq sa u detyrua që po vetë ta çojë në Komisionin e Venecias.

Hapi i shtatë

Tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës e ligjit nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, duke bërë pjesë të grushtit të shtetit të gjithë institucionet e kapura totalisht nga qeveria.

Hapi i tetë

Miratimi anti-kushtetues i ligjit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (pa pritur Komisionin e Venecias që e kërkuan vetë), për të futur si anëtarë të saj Dvoranët, Artat dhe Etildat e Rilindjes. U ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.


/Ora News.tv/