Paragjykimi për pastiçerinë brenda burgut: Kanë dyshime për pastërtinë

Paragjykimi për pastiçerinë brenda burgut: Kanë dyshime

Qendra 'Sole' ka krijuar një pasticeri brenda burgut të grave me qëllim që ti sigurojë të ardhura për të ndihmuar familjen ose për tu përgatitur për jetën që i pret jashtë.

Orjona Hodaj është themeluesja e kësaj nisme, e cila u bë pjesë e emisionit 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, e cila tregoi disa detaje për punën e tyre si dhe paragjykimin që i bëhet, kryesisht nga bizneset.

Pjesë nga biseda

Rudina: Sa orë në ditë punojnë gratë?

Orjona: Punohet 2 herë në javë, të martë dhe të enjte nga 3 orë.

Rudina: Pse kaq pak?

Orjona: Ka harxha shumë. Dritat, uji, gratë do shpërblehen. Dritat brenda pasticerisë i paguajmë ne dhe jemi akoma në status vullnetarë.”

Rudina: Po ëmbëlsirat ku shkojnë?

Orjona: Përvec se i hamë vetë, i kemi cuar në qendra sociale, te shtëpia e fëmijës, te azili i pleqve. Gatuajnë shumë mirë. Ato trajnohen dhe kanë receta të sakta.”

Rudina: A i mbahet pagesa nga permbarimi?

Orjona: Llogaritë bankare të këtyre grave janë të bllokuara nga përmbarimi, është e vërtetë.”

Rudina: Nëse në ligj parashikohet që nëse ka nën 150 mijë lek të vjetra, nuk mbahet nga përmbarimi, pse mbahet? Sa paguhen, poshtë 150 mijë lekë?

Orjona: Më pak. Sepse nuk punojnë shumë. Nuk gjejmë treg dhe ne shumë mirë mund të cojmë kekë, biskota e cfarëdo lloj gjëje që bëhet aty brenda, por ne duam ti themi njerëzve nga vijnë sepse nuk kanë pse të paragjykohen.

Rudina: Paragjykojnë këto? Nuk pranojnë ti marrin, lokalet për shembull?

Orjona: Posi jo. Edhe të qeshin. Nuk dinë se ku gatuhet. Nuk kanë parë mjediset. Ka ujë të rrjedhshëm, ka drita, gratë janë shumë të pastra. Do doja të kishim mbështetjen e bizneseve.

EMISIONET