7 marsi, ministrja Xhaçka surprizë profesorit të Akademisë së FA

7 marsi, ministrja Xhaçka surprizë profesorit të Akademisë

Kolonel prof.asoc. Agim Sula prej 22 vitesh edukon të rinjtë e të rejat në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Për të ky 7 mars ka qenë i veçantë. Vetë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ka surprizuar duke i shkuar në auditor gjatë orës së leksionit.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen dhe urimet më të mira për ditën e mësuesit, duke uruar kështu përmes kolonel prof.asoç Agim Sulës të gjithë pedagogët e Akademisë së Forcave të Armatosura.

Kolonel Sula e ka cilësuar këtë surprizë një vlerësim dhe nder të veçantë për trupën pedagogjike të Akademisë.

Sula: “Kam një jetë të gjatë këtu. Është ministrja e vetme që nuk ka lënë rast dhe eveniment pa ardhur, kur fillon viti akademik, kur bëhet 7 marsi, por sidomos dhe tani po mbështet një reformë të jashtëzakonshme e cila do ta shndërrojë Akademinë për vitet e ardhshme në një institucion elitar sikurse kjo shoqëri e meriton."

Kolonel prof.asoc. Agim Sula, aktualisht është shef departamenti i lidershipit dhe shkencave shoqërore në AFA. Karriera e tij në fushën e arsimit nis prej vitit 1998 nga pedagog i të drejtës ushtarake. Ai ka qenë edhe komandant i Akademisë së Mbrojtjes, rektor i AM si dhe dekan fakulteti.

EMISIONET