Pas telefonatave të politikanëve për kritikat, ja çfarë bën Robert Aliaj

Pas telefonatave të politikanëve për kritikat, ja

Piktori Robert Aliaj ka kritikuar shpesh politikanët shqiptarë, nga të cilët ka marrë edhe telefonata.

Nga pjesëmarrjet e tij në emisione të ndryshme, jep opinionin e tij hapur duke mos u frikësuar nga ajo çfarë mund të ndodhë më pas.

I ftuar në emisionin 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, Roberti ka pranuar se i ka ndodhur që ta telefonojnë politikanët për ta pyetur nëse ka diçka personale.

"Më kanë ftuar për darkë për të më thënë çfarë halli ke. Kam ngrënë darkë dhe i kam thënë se nuk kam asnjë hall. Ka kaluar shumë mirë situata," - tha artisti duke shtuar se ka vazhduar me komentet e tij.

Robert Aliaj ka arritur në përfundimin se është politika shqiptare ajo që ka fundosur Shqipërinë.

EMISIONET