Sipas një studimi të fundit, njerëzit që janë testuar dhe kanë dalë negativ për antitrupat koronavirus mund të kenë ende imunitet. Personat që rezultojnë pozitive për antitrupa janë testuar dhe është zbuluar se kishin sasi të mëdha të qelizave T, disa qeliza specifike që identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara. Kjo u pa edhe te njerëzit që kishin raste të buta ose pa simptoma të Covid-19. Por ende nuk është e qartë nëse kjo thjesht e mbron individin, apo mund t’i ndalojë ata të kalojnë infeksionin te të tjerët. 

Studiuesit në Institutin Karolinksa në Suedi testuan 200 persona si për antitrupa ashtu dhe për qelizat T. Disa ishin dhurues gjaku ndërsa të tjerët u gjurmuan nga grupi i njerëzve të infektuar për herë të parë në Suedi, e kryesisht ktheheshin nga zonat e prekura më parë si në veri të Italisë. Kjo nënkupton se një grup më i gjerë ka imunitet ndaj Covid-19 sesa shifrat e testimit të antitrupave, të botuara në statistikat zyrtate. Sipas ekspertëve ka të ngjarë që këta njerëz të kenë një përgjigje ndaj virusit, të cilat nuk janë të zbulueshme nga testet që përdoren aktualisht. 

Gjithashtu, ekspertët paralajmërojnë se këta njerëz duhet të mbrohen nëse ekspozohen ndaj virusit për herë të dytë. Danny Altmann një prej studiuesve në Kolegjin “Imperial” në Londër e përshkroi studimin si “të fortë, mbresëlënës dhe të plotë” dhe tha se kjo është një provë e madhe se “testimi i antitrupave vetëm nënvlerëson imunitetin” Imuniteti i tufës Kjo jo domosdoshmërisht na afron me imunitetin e tufave, megjithëse, sipas profesorit Marcus Buggert, një nga autorët e studimit, duhet të bëhen më shumë analiza për të kuptuar nëse këto T-qeliza sigurojnë “imunitet sterilizues”, do të thotë se bllokojnë plotësisht virusin, ose nëse mund të mbrojnë një individ nga sëmundja, por jo t’i ndalojë ata nga bartja e virusit dhe transmetimi i tij. 

“Pjesa më e madhe e diskutimeve rreth imunitetit ndaj Covid-19 është përqendruar në antitrupa, proteina në formë Y të cilat veprojnë si “raketa që qëllojnë një objektiv.Ata lidhen me virusin përpara se të mund të hyjë në qelizat tuaja, dhe ta neutralizojë atë,” shpjegoi Buggert. 

Eksperti thotë se nëse antitrupat nuk arrijnë të neutralizojnë virusin, ai mund të hyjë në qelizat tuaja dhe t’i kthejë ato në fabrika për krijimin e viruseve. Qelizat T, nga ana tjetër, synojnë qelizat tashmë të infektuara dhe i shkatërrojnë plotësisht ato, duke i ndaluar përhapjen në qelizat e tjera, të shëndetshme. Ashtu si antitrupat, qelizat T janë pjesë e pakës së sistemit tuaj imunitar që ka një memorje. Pasi të njohë një virus të veçantë, synojnë qelizat e infektuara dhe t’i vrasë ato. 

Studiuesit nga Instituti Francis Crick dhe kolegji King’s në Londër vërejtën një grup prej 60 pacientësh të sëmurë rëndë që kishin pësuar dëmtime në qelizat T. Kjo ka mbetur një çështje pezull për studiuesit dhe ata thanë se duhen hulumtime të tjeta për të pasur një përfundim të sakte mbi qelizat T. 

“Qelizat T janë shumë komplekse dhe shumë më të vështira për t’u identifikuar sesa antitrupat, që kërkojnë laboratorë specialistë dhe tufa të vogla të mostrave që testohen,” - shpjegojnë ekspertët. Sipas tyre testimi masiv për qelizat T nuk është një perspektivë shumë e mundshme për momentin.

/Ora News.tv/