34 vjeçari shqiptar arrestohet me mbi 25 mijë euro kokainë

34 vjeçari shqiptar arrestohet me mbi 25 mijë euro kokainë

Një 34 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Acqui Terme nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga përfundoi Eder Sylari banues në Frascaro, i cili është dërguar në paraburgim.

Gjatë hetimeve, karabinierët vunë në dukje lëvizjet e dyshimta të një makine Opel në zonat e frekuentuara. Policia ndaloi mjetin, duke prangosur Sylarin, me precedentë të mëparshëm.

Në shtëpi, policia gjeti disa mbështjellëse që përmbajnë kokainë, materiale për prerje të drogës, peshore elektronike dhe mbi 2 mijë euro para të gatshme, të ardhura nga trafiku i drogës, të gjitha fshehura në dhoma të ndryshme të shtëpisë së madhe të fermës.

Rreth 230 gram substanca narkotike, në gjendje të pastër, do t'i sillte shqiptarit rreth 25 mijë euro fitime, nëse do të shitej në tregun me pakicë.

Droga u sekuestrua bashkë me makinën, ndërsa Sylari u dërgua në qelitë e paraburgimit në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.


EMISIONET