"31 maji ra", Fuga: Ndryshime të vogla shiten si të mëdha, kjo është loja e politikës me afatet

"31 maji ra", Fuga: Ndryshime të vogla shiten si të

Politika shqiptare dështoi edhe  një herë të përmbushë afatet që vetë ajo i kishte përcaktuar.

31 majin e lamë pas dhe konsensus për reformë zgjedhore nuk ka pavarësisht mbledhjes maratonë të një nate më parë.

Profesori dhe akademiku, Artan Fuga, në një intervistë për "Ditë e Re" në Rtv Ora thotë se loja me afatet është e vjetër sa vetë politika.

Artan Fuga: Është vendosur një datë, 31 maj. Sigurisht duhet të ketë një datë por kanë një zakon partitë politike tash 30 vjet, që caktojnë një datë, deri në atë datë nuk bëjnë asgjë. E lënë për në minutat e fundit që të shkaktojnë një ankth shoqëror. Përfshihet dhe media në atë që quhet presioni i kohës, faktorizohen personazhet që bëjnë negociatat, duket sikur çështja është e një rëndësie të madhe. Kemi 30 vjet dhe nuk kemi arritur dot sesi të votojmë, çfarë dështimi i madh i kësaj klase politike. Në asnjë vend të botës nuk bëhet një zhurmë e madhe si te ne. Ndonjë ndryshim i vogël i jepet shoqërisë si një ndryshim i madh, kjo është loja me afatet. Mënyrën si do bëhet zgjedhjet e përcaktojnë ata që do të zgjidhen, është një konflikt interesi.

Përkundër kësaj, Fuga thotë se garantimi i të drejtës dhe lirisë për të votuar është mjaft e rëndësishme për qytetarët.

Artan Fuga: Është e rëndësishme se qytetari nuk e ushtron dot të drejtën e tij kushtetuese për të votuar pa presione dhe në lirinë e tij të plotë dhe të jetë i sigurt që vota e tij matet mirë.




EMISIONET