Kolegji Zgjedhor: Zgjedhjet vendore më 30 qershor

Kolegji Zgjedhor: Zgjedhjet vendore më 30 qershor

Me votat unanime të 5 anëtarëve të trupës gjykuese, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit të Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Fakti që Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Beqirit do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve  nuk ka fuqi ligjore dhe për pasojë me 30 qershor do të ketë zgjedhje. Leximi i vendimit nuk i shpëtoi as lapsuseve, ku drejtuesi trupës ngatërroi datën e vendimit.

Kolegji Zgjedhor, ka lënë në fuqi 30 qershorin si ditë zgjedhjesh ne vendin tonë, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtarë, që lidhej me drethin e presidentit Ilir Meta.  

Burimet thanë se gjyqtarët,  Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, kanë votuar në unaimitet 5 me 0, ndërsa argumentat do të njihen pasi vendimi të zbardhet.

Në përfundim të seancës, kryetari i partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, tha se ankimimi në Kolegj Zgjedhor, objektiv kishte ligjshmërinë ose jo të dekretit presidentit që anuloi 30 qershorin.

Idajet Beqiri: "Ky vendim rrëzon kërkesën tonë dhe thotë se më 30 qershor duhet të shkoni edhe ju në zgjedhje. Është detyrues për ne. Nuk kemi ku të apelojmë më dhe jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje si gjithë shqiptarët."

I menjëhershëm ishte reagimi i presidencës, duke e konsideruar vendimin  kolegjit  një skeç të organizuar.

“Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh” 

Me presidencën, replikoi Ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin Elisa Spiropalli:  “Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima”

Por duket se perplajsa mazhorancë president, nuk do të mbyllet këtu. Ilir Meta ka njoftuar të martën në orën 8 të mëngjesit, një konferencë urgjente për mediat, nga ku pritet një qëndrim i fortë pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor. 



Pjese nga diskutimi ne seance 

Idajt Beqiri: Shkaku i vetëm pse kërkojmë ç'regjistrim, është dekreti i presidentit. Ne kemi për qëllim unitetin kombëtar, dhe kjo situatë cenonte pikërisht këtë."

Përfaqësuesi i KQZ: "Ne i qëndrojmë vendimit, dhe të gjithë argumentet i kemi parashtruar me shkrim. Dekreti i presidentit është në shkelje të hapur të Kushtetutës, por edhe konventave ndërkombëtare. Kodi zgjedhor nuk parashikon tërheqjen e partive në proces, gjithashtu edhe për faktin se fletët e votimit janë të printuara dhe do rriste barrën në buxhet

Gjyqtari Artur Malaj: Çfarë natyre nga pikëpamja juridike e cilësoni dekretin e presidentit?

Përfaqësuesi i KQZ: Akt administrativ individual

Artur Malaj: Pse është akt administrativ individual? 

Përfaqësuesi i KQZ nuk përgjigjet

Kërkesa për ç'regjistrim - Më 13 qershor, PUK kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë në kuadër të dekretit të presidentit i cili anulonte 30 qershorin. Kërkesa e PUK u rrëzua me 4 vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar.  Në këto kushte Beqiri ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor.




EMISIONET