2,801 viktima dhe 81,722 të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën

2,801 viktima dhe 81,722 të infektuar nga koronavirusi në të

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish. Kina raportoi sot 433 raste të reja dhe 29 viktima duke e çuar 78,497 numrin e të infektuarve dhe 2,744 numrin e të vdekurve në rang vendi.

Në gjithë botën numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 81,722 ndërsa numri i viktimave në 2,801.

Nga 29 viktimat e raportuara në Kinë, 26 ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit, dhe nga 433 rastet e reja, 409 ishin në po në qytet, shkruan CNN.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se gjithsej 32.495 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Deri më tani ka 15 viktima jashtë territorit të Kinës:

Irani: 19

Koreja e Jugut: 13

Itali: 12

Japoni: 7

Hong Kong dhe Francë: 2 secila

Filipinet dhe Tajvani: 1 secila

EMISIONET