278 shkolla me kamera sigurie

278 shkolla me kamera sigurie

278 institucione arsimore në Tiranë, përfshi kopshte dhe shkolla,  do të survejohen me kamera sigurie. Projekti do t`i kushtojë Bashkisë së kryeqytetit të paktën 414 milion lekë.

“Vendosja e kamerave në 278 institucione arsimore synon monitorim 24 orë si dhe parandalim në kohë të aktiviteteve të paligjshme”.

Sistemi i integruar i sigurisë i përbërë nga sisteme alarmi dhe kamera do të jetë i lidhur me komisariatet e policisë. Po ashtu të dhënat pasqyrohen në kohë reale dhe në monitorin e shkollës, ku edhe regjistrohen për ti pasur në dispozicion nëse kërkohen për hetime në ngjarje të ndryshme.

Në gjimnazin Qemal Stafa, ambientet prej disa vitesh janë nën monitorimin e kamerave.

Drejtorja Nina Guga thotë se ato ofrojnë jo vetëm siguri për nxënësit por edhe ndihmojnë në parandalimin e konflikteve.

“Sistemi i kamerave në shkolla është një mënyrë tjetër që ne na vjen në ndihmë për ta siguruar edhe më shumë, për ta kontrolluar dhe monitoruar çdo lëvizje të nxënësve, mësuesve, njerzëve të jashtëm që hyjnë dhe dalin. Kamerat janë në korridore, midis shkallëve, në oborr, në hyrje.”

Për Bashkinë Tiranë implementimi i këtij sistemi vjen pas kërkesave të institucioneve shkollore dhe organeve kompetente për rendin dhe sigurinë publike.

EMISIONET