25 raste me koronavirus, Polonia mbyll të gjitha shkollat

25 raste me koronavirus, Polonia mbyll të gjitha shkollat

Polonia do të mbyllë të gjitha shkollat nga e hëna e 16 marsit, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi 25 raste janë konfirmuar në vend.

Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit konfirmoi për CNN që të gjitha shkollat në Poloni do të mbyllen deri më 25 mars. 

Disa shkolla do të qëndrojnë të hapura për të ndihmuar prindërit të cilët nuk munden të shkëputen nga puna dhe të kujdesen për fëmijët, por nuk do të zhvillohen mësime.

Prindërit e fëmijëve të moshës 8 vjeç ose më të vegjël që qëndrojnë në shtëpi do të kenë të drejtën e një ndihme kujdesi deri në 14 ditë nga Instituti Polak i Sigurimeve Shoqërore.


EMISIONET