2 penallti e rrjeta e Mayoral, Reali i jep "fund" kalimit në fazen tjetër

2 penallti e rrjeta e Mayoral, Reali i jep "fund" kalimit në

Reali i Madridit i është falur dy 11 metërshave dhe golit të të riut Mayoral për të mposhtur pastër 3 me 0 skuadrën që militon në Segunda Divisione, Numancia.

Në takimin e vajtjes, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Mbretit, takimi u zhbllokua nga uellsiani Gareth Bale që shndërroi në gol 11 metërshin e fituar nga Lucas V. në minutën e 35-të.

Dominimi absolut i madrilenëve vazhdoi dhe në minutat e mbetura, me skuadrat që duket se " u kënaqen" me këtë rezultat. Por kur u mendua se 90 minutëshi do të mbyllej me shifra minimale, ishte radha e  Isco-s që të shënonte nga 11 metra larg.

Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e parë shtesë nga Bojra Mayoral.

Takimi i kthimit do të luhet të mërkurrën e ardhshme.

EMISIONET