18-vjeçarja shqiptare lë pa fjalë jurinë e Italia Got Talent me këngën 'Shallow'

E gjithë vëmendja e Italia Got Talent iu kushtua 18 vjeçares shqiptare Vanesa Krasniqi. Ajo zbriti në skenën e “Italia’s got talent” me këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper.  18 vjeçarja vendosi ta këndonte këngën në versionin “Chipmunk”.

Për të plotësuar zërin e Bradley-t në këngë, Vanesa kërkoi ndihmën e anëtarit të jurisë Frank Matano, i cili i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës në momentin që ajo u shpreh se kishte shumë emocione, shkruan caffeina magazine. Fillimisht kur publiku dëgjoi zërin e saj në versionin “Chipmunk”, filloi të qeshë, dhe juria nuk u bind.

Një anëtarë e jurisë e pyeti nëse gjithmonë këndonte në këtë verison, por 18 vjeçarja tha se mund ta këndonte këngën edhe me zërin e saj origjinal. Pasi juria i dha një mundësi të dytë, anëtarë mbetën të habitur nga performanca e saj e dytë, edhe pse versioni i parë i vajzës nuk i bindi. Aktualisht ajo ndjek dhe studimet në Universitetin e Arteve në Itali dhe muzika është pasioni i saj.

Ajo ra në sy jo vetëm për zërin e saj por edhe për stilin e flokëve me ngjyrë rozë.


EMISIONET