15 marsi mbetet kusht! ndërkombëtarët në lëvizje

15 marsi mbetet kusht! ndërkombëtarët në lëvizje

Java e ardhshme pritet të jetë intensive sa i përket reformës zgjedhore, e cilësuar nga faktori ndërkombëtarë  si më e rëndësishmja pas asaj në  drejtësi. 

15 marsi mbetet si datë e pa negociuar për të dakordësuar çështjet. Pothuajse të gjitha  propozimet  thelbësore për një proces zgjedhor  me rregulla të qarta, janë hedhur për diskutimi mes palëve, ndërsa të hënën Këshilli Politik, do të diskutoi propozimet e opozitës jashtë parlamentare për  administratën zgjedhore dhe propozimet e opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor. 

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, kanë propozuar një seri ndryshimesh  duke nisur nga sjellja e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit në proceset zgjedhore, financimi i partive politike, teknologjinë në zgjedhje,  e deri tek reformimi i plotë i kolegjit zgjedhor.

Duket se palët për pjesën me të madhe të çështjeve janë dakordësuar, e kjo është thënë publikisht nga socialisti Damian Gjiknuri.

Mazhoranca do të pranojë parashikimet e reja se kush do të jetë detyra e policisë dhe prokurorisë në  proceset zgjedhore, po ashtu duket se dakordësi ka edhe për financimet, po ashtu mund të pranohet edhe identifikimi biometrik në gjithë Shqipërinë, ndërsa votimi dhe numërimi të jenë projekt pilot. Por kjo javë duket se do të jetë thelbësore për një propozim që mazhoranca e cilësoi pak ditë më parë si jo me këmbë në  tokë.

Stopimin e  vettingut për anëtarët e kolegjit zgjedhor Partia Demokratike e sheh si tejet të rëndësishëm, për faktin  që siç argumentohet,  shmanget një instrument i rëndësishëm që në të shkuarën,  konkretisht për zgjedhjet e 30 qershorit u përdor për presion politik.

Sipas demokratëve kjo ka ndikuar duke bërë që kolegji të jap vendime të pa bazuara në ligj. Por kjo kërkesë duke se nuk ka vetëm skepticizmin e mazhorancës, por edhe të ndërkombëtarëve të përfshirë në proces.

Fati i reformës zgjedhore  do të varet gjithashtu edhe nga fakti nëse Partia Demokratike, do të kërkojë zyrtarisht që propozimin  për një qeveri kujdestare 100 ditë para proceseve elektorale, të bëhet pjesë e diskutimit të këshillit politik. Damina Gjiknuri i Partisë Socialiste, ne vazhdimësi ka theksuar se kjo çështje nuk është në tagrin  e këshillit politik, duke lënë të kuptohet që  konesusi duhet të kërkohet me lart.

EMISIONET