10-vjetori i binjakëzimit të Tiranës dhe Pekinit

10-vjetori i binjakëzimit të Tiranës dhe Pekinit

Tirana dhe Pekini në projeket e tyre të binjakëzimit do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e transportit, investimeve, kulturës dhe turizmit. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez ku u diskutuan projekte konkrete mes vendeve.

Kryesueses së delegacionit, nënkryetares së Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang iu dhurua edhe “Çelësi i Qytetit”.

Erion Veliaj: "Sot i kam akorduar nënkryetares së Pekinit “Çelësin e Qytetit” të Tiranës si një shenjë miqësie dhe bashkëpunimi. 

Në këtë dekadë të parë që ne festojmë mezi presim që të fillojmë një bashkëpunim akoma më intensiv me Pekinin në fushën e transportit, investimeve dhe në fushën e kulturës dhe turizmit, sepse i shohim si baza të një marrëdhënie të shëndoshë për ta çuar më tej binjakëzimin tonë."

Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit të Bashkëpunimi 16+1 në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019, nismë e krijuar nga Kina, që synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor me 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vende të Ballkanit. 

Veliaj shprehu bindjen se ky Forum i nivelit të lartë do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të marrëdhënieve të Europës me Kinën.

Me herët zhvilloi një takim me delegacionin kinez edhe kryetari i Këshillit bashkiak Aldrin Dalipi për projekte në të cilat mund të merret eksperienca më e mirë e autoriteteve kineze.

EMISIONET