Është koha e vitit kur ne jemi raskapitur nga kollitjet, teshtimat apo dhimbjet e kokës.

Ndërsa në shumicën e rasteve mund të jetë një sëmundje e lehtë, si mund ta kuptoni që simptonat tuaja mund të jenë shenjë e diçkaje më serioze.

Askujt nuk i pëlqen që të konsultohet me një mjek, por ka raste është një gjë që duhet ta bëni, pasi këshillat mjeksore janë shumë të domosdoshme.

Është gjithmonë mirë që shenjat të mos neglizhohen, pasi mund të shtyhet një diagnozë e rëndësishme derisa gjendja juaj të bëhet e rëndë apo të të jetë vonë për tu trajtuar.

Ja 10 simptomat që nuk duhet ti injoroni kurrë:

  • Humbja e peshës pa asnjë arsye

Shumica prej njerëzve duan që të humbin peshë  edhe nëse kjo arrihet përmes dietës drastike. Por humbja e peshës në mënyrë të pashpjegueshme është arsye për tu shpjeguar.

Nëse humbi 5% të peshës së trupit tuaj në më pak se 6 muaj pa ndryshimin e dietës suaj normale apo aktivitetet fizike, duhet të lajmëroni mjekun, veçanërisht nëse keni simptoma të lodhjes.

Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje të pa diagnostikuar, siç janë problemet e zorrëve, teroidet, depresion apo ajo çfarë i shqetëson të gjithë, kanceri.

  • Një ‘kokërr’ apo disa kokrra në trupin tuaj

Nëse vëreni një kokërr të pazakonte në trupin tuaj gjithmonë duhet ti tregoi mjekut, sidomos në pjesën e gjoksit apo pjesët intime të trupit, pasi mund të jenë shenja të kancerit.

  • Dhimbja e kraharorit

Dhimbja e kraharorit mund të shkakohet nga shumë arsye, disa prej të cilave janë serioze (p.sh. sulme në zemër ose trombozë në mushkëri)  ndërsa disa të tjera jo.

Ajo mund të vijë për shkak të urthit dhe 20% të rasteve mund të vijnë nga ataku në zemër.

Dhimbja e zemrës dhe sulmet në zemër mund të shkaktojnë simptoma të ndryshme në njerëz të moshave të ndryshme por dhimbja në gjoks është shenja kryesore paralajmëruese për burrat dhe gratë.

Dhimbja e gjoksit duhet gjithmonë të merret seriozisht dhe ndihma mjekësore kërkohet pa vonesë.

Ju duhet të telefononi ambulancën kur kraharori ju ngushton, dhimbja zgjat më shumë se 15 minuta, përhapet tek krahët, në kurriz apo në nofulla, shoqërohet me pengimin e frymëmarrjes, djersitje apo kollë me gjak.

  • Probleme me zorrët

Kanceri i zorrëve është një nga vrasësit më të mëdhenj dhe është duke goditur më shumë se kurrë njerëz në moshë më të re, prandaj mos injoroni një ndryshim në lëvizjet e zorrëve.

Një ndryshim në zakonin e zorrëve do të thotë një ndryshim i vazhdueshëm në hapjen e zorrëve tuaj gjë që mund të shkaktojë kapsllëk apo diarre.

Nëse kjo vazhdon për më shumë se një ose dy javë, kërkoni këshilla mjekësore

  • Mpiksja e gjakut

Nëse keni kollë me gjak (një shenjë e mundshme e mpiksjes së gjakut në mushkëri ose kancerit të mushkërive), skuqje apo njolla të errta kur villni vjelljen tuaj (një shenjë e mundshme e gjakderdhjes në stomak), keni gjakderdhje kur kryeni marrëdhënie seksuale (një shenjë e mundshme e gjakderdhjes në qafën e mitrës apo keni gjakderdhje pas menopauzës (një shenjë e mundshme e kancerit të mitrës) duhet të vizitoheni menjëherë

  • Probleme me gëlltitjen e ushqimit

Problemet me gëlltitjen e ushqimit zakonisht shoqërohen me dhimbje të fytit ose grykë duhet të konsultonei me mjekun pasi kjo mund të tregojë një problem me mekanizmin e gëlltitjes, me fytin, ezofagun ose stomakun.

Vështirësia e gëlltitjes mund të rezultojë nga shumë kushte të ndryshme dhe bëhet më e zakonshme me moshën për shkak të dobësimit të muskujve.

Përveç moshës, vështirësia e gëlltitjes mund të rezultojë nga probleme neurologjike. Shkaku është zakonisht për shkak të problemeve me ezofagun.

  • Kolla e vazhdueshme apo vështirësia në frymëmarrje

Në këtë periudhë të vitit duket sikur nuk do të largohet kurrë kollitja apo ftohjet. Por nëse kolla nuk largohet brenda 3 javësh, apo nëse vuani nga një kollë e vazhdueshme e keni vështirësi në frymëmarrje me shumë mundësi kjo shkaktohet nga astma, sëmundjet e mushkërive apo problemeve në zemër.

  • Dhimbja e përsëritur

Të gjithë kemi dhimbje të pjesëve të ndryshme të trupit nga koha në kohë por nëse vëreni dhimbje të përsëritur  apo që bëhet më e shpeshtë gjithmonë duhet ti tregoni mjekut. Kjo bëhet veçanërisht e domosdoshme kur keni simtoma të tjera si humbja e peshës, lodhje gjatë gjithë kohës, letargji ose ndryshim në zakonin e zorrëve.

  • Njollat në lëkurë

Kontrolloni vazhdimisht lëkurën tuaj. Kërkojini dikujt që t’ju kontrollojë shpinën apo pjesë të trupit që nuk arrini ti shikoni. Në disa raste njollat në lëkurë mund të jenë të të padëmshme por mund të jetë edhe kancer i lëkurës.

Nëse diagnostikohet herët, kanceri lëkurës mund të hiqet dhe shërohet

  • Zëri i ngjirur apo dhimbja e fytit

Një dhimbje e fytit, shpesh rezultat i një infeksioni viral, të cilat janë të zakonshme në këtë kohë të vitit. Zakonisht nuk është asgjë për t'u shqetësuar dhe zhduket brenda një jave. Nëse zgjat më gjatë duhet të shkoni tek mjeku

/Ora News.tv/