Si e përballon jetesën një aktor humori?

Si e përballon jetesën një aktor humori?

Aktori i njohur, Eglein Laknori është bërë pjesë e shfaqjeve humoristike prej disa vitesh, ku mori dhe vëmendjen e publikut.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai ka treguar se si e përballon jetesën një aktor humori.

“Besoj në mënyrë korrekte. Edhe të ardhurat nuk besoj se janë shumë të këqija. Ndonjëherë njeriu mund të kënaqet me pak, ndonjëherë mund të mos kënaqet kurrë. Ai që di të bëjë jetë normale, besoj se ia del dhe me rrogë mesatare,” – tha ai.

Nga pjesëmarrja e tij në ‘Apartamentin 2xL’, të gjithë kanë nisur ta njohin si Egli, ku e pëlqejnë për batutat që bën.

EMISIONET