Shoqata e Transportit Publik në protestë

Qeveria ka vendosur që më 15 qershor të hapet shërbimi i transportit publik por Shoqata e Transportit Publik shprehet se janë drejt falimentimit dhe nuk janë të qartë për mënyrën se si do të veprojmë në kushtet e reja për shkak të COVID-19. Ata marshuan para Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar heqjen e akcizës së naftës dhe TVSH-së. Heqja e akcizës për sektorin e transportit, do t’i jepte ‘frymëmarrje’ çdo subjekti nënvizon Shoqata e Transportit Publik Shoqata e Transportit Publik paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe bllokim të dhënies së shërbimit nëse nuk ka reagim. Foto LSA