Përfundon mbledhja e KED-së

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED vendosi të ngrihet një grup pune i cili do të punojë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Foto: LSA