Patmos, "Jeruzalemi i Egjeut" me bukurinë e rrallë natyrore

Patmos është një vend i bekuar, që karakterizohet me ligj shtetëror si një "Ishull i Shenjtë", pasi sipas traditës së krishterë, është një nga dy vendet në botë, ku u dëgjua zëri i Zotit. Patmos - përveç që është një vend i bekuar nga Zoti - ka një bukuri të admirueshme natyrore dhe trashëgimi të pasur kulturore. Shpella e Apokalipsit, Manastiri i Agios Ioannis Theologos dhe vendbanimi historik i Chora janë përfshirë që nga viti 1999 në faqet e Trashëgimisë Botërore të Unescos.