Meta-Rama takohen bashkë për integrimin, përshëndeten me bërryla

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ishin sot të ftuar të marrin sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Kreu i shtetit dhe kreu i qeverisë kanë përshëndetur njëri tjetrin, duke takuar bërrylin, dhe jo dorën, si përshëndetja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo është shoqëruar dhe me një buzëqeshje në fytyrë dy drejtuesit por dhe kryetari i parlamentit Gramoz Ruci. Në tryezë eshte dhe kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Foto LSA